Çaste poetike me poeten; Ermentila GUCI
T’ndalesh në kohë
——————————–
Në errësirë,ti harron jashtë ka dritë.
Ku i ftohti të përqafon,
t’hidhet në qafe si një shall…
Ti mendo për diellin,afër zemrës
do kesh ngrohtësi.
Ti ndalesh në një kohë,e harron stinët
Pastaj…
harron ëndrrat,
veten,
jeta një eklips…!
/www.QendraPress.com/