Çaste poetike me poeten; Ermira BEZATI

Dufi i mallit

————————–

Më foli dufi i mallit shumë gjatë mbrëmë,

E kisha,ç’kisha dhe unë nisa të shkruaj,

Ndjeja sikur në mish të kisha një gjemb,

Që s’më linte rehat,më bënte të vuaj.

E lehtë nuk është të gjesh çelësin e duhur,

T’u gjesh anën ndjenjave të kyçura,

Se në atë rrëmujë mbuluar me pluhur,

Se di në janë gjallë apo janë të mbytura.

Ballë përballë i dola dhe unë pa frikë!

Hajdeni bujrëm flasim dhe bisedojmë.

Në vjen për të mirë rri,në mos po ik,

Në mos miqësinë hajde t’a forcojmë.

Ke shumë kohë më tha që s’bëhesh e gjallë,

Dashurisë së dikurshme i ke vënë kapakun,

Ja pikërisht sot tek ti më solli ai mall,

Që nuk e thirre ti por e thirri gjaku.

Shumë shpejt u dorëzove,harrove çdo gjë,

Dhe çelësat i degdise për s’di,se ku!

Për c’ka le prapa nuk u kujtove më,

Në humnerë e hodhe,zemrën gjithashtu.

Mirë o mall i imë, mirë je duke folur…

Në pa vetëdije shumë herë të kam thirrur.

Ti e di pritja e gjatë shpirtin ma ka lodhur,

Përherë e kam parë edhe qiellin të vrenjtur.

Mjaft të lutem mos më mundo më tepër,

S’mund të detyrojë të më dojë askush,

Po t’më kishte dashur do kishte ndenjur,

Por më dogji të tërën, hedhur në prush.

Pse erdhe të flasim o mall,a nuk ma thua?

Ato plagë të fjetura pse po mi zgjon?

Vallë ty, a nuk të vjen keq për mua?

Por vjen kur të të teket, dhe më torturon.

Më foli,më foli dufi i mallit mbrëmë

Por siç erdhi, mori udhë dhe iku.

Ermira Bezati/Janar 2023

/www.QendraPress.com/