Çaste poetike me poeten; Ermira BEZATI

Vjeshtë

———————–

Gjethe vjeshte ngjyrë argjendi,

Nëpër tokë bien kudo duke qarë,

Përkunden lehtas,e si zë vendi,

Në rrëzë peme presin për t’u tharë.

As këtë vit vjeshta si kurseu,i këputi,

Një e nga një,ngadalë,pa mëshirë,

Ikën kokën varur,me dhimbje shpirti,

Kësaj bote të egër i thonë lamtumirë.

Po në vjeshtë nuk bien vetëm gjethe,

Prej zemre shkëputen edhe dashurit,

Dashurit e nisura me ngashëri e ethe,

Pa pritur esencën mbarojnë një ditë.

Bien të dy si heronj të heshtur,pa fjalë,

Memece bëhet shprehja të dua shumë,

Torturë i bëhet mendjes ai fustan i bardhë,

Që kjo vjeshtë mbuluar gjethe i dha fund.

/www.QendraPress.com/