Çaste poetike me poeten; Ervina TOPTANI
Tretë n’përqafim…
———————
A e din çka mundet t’bajë nji përqafim?
Mundet me t’kthye t’vogël krejt
Trupit shpirtin cullak me ja pà
tue shkye mbshtjellnat e rrejshme,
n’fjalë t’heshtuna jetën me dëftue
futë n’vijë t’gjakut drejt e n’zemër lshue
Mundet me thye kristale t’akullna
qi thikash e tehesh zjerrm kan’ prè
me shpërthye vezullimesh nji bot’ t’tanë
mbyllë n’kafaz t’çeliktë ku drita s’hyn
asnji fije për bè
Mundet me t’kthye qiellin e ngroftë
bash kur shtrëngatash e t’bërtituna shtriganësh asht kaplue,
Mundet hanën me ta shti n’gotë,
e shpirtit me ia ildisë do hyje,
do flutra t’kuqe përflak dashnie
n’gem t’lukthit me i ndìe..
Nji përqafim….
Dy krahë t’shtrimë,
munden s’mbari botën me ta kthye
kur bota krejt s’mbrapshti asht shkue….
/www.QendraPress.com/