Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Zihen si zaret në xhep
——————————
Iku dita, erdhi nata…
Më dëgjon o plak?
Dale moj e uruar,
Të afrohem pak.
E ç’u tërbua plaka në pleqëri,
E ka fajin Televizori,
S’e ke fajin ti!
Vuu telenovela,
Vuu nëpër pazare,
Plaka me leshverdha,
Buzëkuqe e nazemadhe.
Plaku kreh mustaqet,
Se kanë dalë në modë,
Dridhet nëpër hardhi,
Kallep në pleqëri!
Theje zërkun tutje,
Ti moj e uruar,
Mos u krekos
Si dhi e parfumuar!
Ohh plak matuf,
Mbaj ato tespihe,
Se je katandisur
Si gjethe hardhije.
Do flemë o plak,
Pritëm dhe pak,
Bën ftohtë moj e uruar,
Lëviz, se s’je për t’u martuar!
Erdha more, erdha,
Se s’ke derman,
Fli, se je lidhur
Plak llafazan!
Iku dita, vjen nata,
Plaku e plaka —
Shyqyr që kanë njëri-tjetrin,
E zihen si zaret në xhepi!
Me grindjet e ëmbla
Mbajnë gjallë njëri-tjetrin!
Asnjë mos mbetë vetëm
Në pleqëri,
Jetim e pa emër,
I vetëm e vetëm
Si tespije e vjetër!
Lum si unë për ty,
Hajde të flemë,
Se u gdhi!
 
                                            

