Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Tymi i zemrës sime
Tym.. tym.. o botë,
Pse u bëre Tym..
Kush të rrahu..
kush të vrahu..
Kush të mbolli
Kush të korri.
Këtu më ke mos u zemëro,
Moj e bukuro
Ngrihi vetullat mos përto,
Mbi ëndërra fluturo.
Do ta mbledh tymin shtullung
Do thur njé tapet të ri,
Plot me ngjyra
sic je ti.
Tymin do ta kapërdijmë
Si ylberi në lendinë
Se pas dimrit vjen Pranvera
Lule e ëndërra të tjera.
Tym… tym ..
je o botë
Kush të kuptoi
Kush s’të harroi
Ai të puthi
Dhe të shtrëngoi..
Tymi i zemrës sime…
/QendraPress/