Çaste poetike me poeten: Esmeralda BREGAJ

Sa do të doja

——————————-

Ohh sa do të doja të kisha një copëz diell

të godisja ne zemër te padrejtësive

aty ku mblidhen mendimet

aty ku fshihen mëkatet

aty ku zgjohen mëngjeset..

një ditë e re po vjen.

Ohh sa do të doja të kisha dhe një copëz bukë

për zemrat e pagatuara

për yjet e uritura

për dashurite e mirëpritura.

Ohh sa do të doja të kisha dhe pak krip

për sofrat e pangritura

për amvisat e lodhura nga lokalet e takat grisura

për moshat e vjetra aty në oxhak harruar

duke pritur nje trokitje ne dere,të uruar,të malluar,

një zemër

një urim për vit të ri

dashuri veç dashuri…

jetofsh o brez i ri

diell,bukë,krip e dashuri!

/www.QendraPress.com/