Çaste poetike me poeten; Eva Esat KACANJA

A kishe menu?!

————————

Se ke me fol nji dit,

Kur vetë s’e ke prit,

A kishe menu?!

Bash si dheu ujit,

Edhe zalli lumit,

Për nji fjalë të shkúrt,

Se sot ke me u lut,

A kishe menu?!

Se gjumin ke me hum,

N’ askun dhe gjithkund,

A kishe menu?!

Njejt’ si drita n’ ag,

Edhe pritja n’ prag,

Për nji frymë të lehtë,

Që dhimbën e tret,

A kishe menu?!

Se sot ke me u lut,

Me nji pendesë t’ úrt,

A kishe menu?!

Për nji pikë dashni,

Me pas, me fut n’ gji,

Përunj me u dorzu,

Në gjith’ sa ke mohu,

A kishe menu?!

/www.QendraPress.com/