Çaste poetike me poeten:-Eva Esat KACANJA
A kishe menu?!
—————————
Se ke me fol nji dit,
Kur vetë s’e ke prit,
A kishe menu?!
Bash si dheu ujit,
Edhe zalli lumit,
Për nji fjal të shkúrt,
Se sot ke me u lut,
A kishe menu?!
Se gjumin ke me hum,
N’ askun dhe gjithkund,
A kishe menu?!
Njejt’ si drita n’ ag,
Edhe pritja n’ prag,
Për nji frym të léht,
Që dhimbën e tret,
A kishe menu?!
Se sot ke me u lut,
Me nji pendesë t’ úrt,
A kishe menu?!
Për nji pikë dashni,
Me pas, me fut n’ gji,
Përunj me u dorzu,
Në gjith’ sa ke mohu,
A kishe menu?!
/www.QendraPress.com/