Çaste poetike me poeten: Farida Zmijani RAMADANI
Femra
——————-
Një vijë lapsi që rrëshqet në linjat e përjetimit
Skalit kodin e dalldisjes në mendjen e kthjellët
Konturon format që derdhen brenda saj
Eshkë që i vë zjarrin të gjitha trajtave
Rrëshqitje e shkujdesur në një ledhatim delikat
Asnjë mundësi rrëfimi nuk mund ta vijëzojë ëmbëlsinë e saj
Poetët e gdhendën në vargje
Muzikantët e derdhën në tinguj
Piktorët u rrekën me penelat ngjyrash ta jetësojnë
Të shprehin dashninë si ofshamë i një plazmimi joshës
Se femra është vetë joshje
Është magji
Ndjenjë
E dashni.
/www.QendraPress.com/