Çaste poetike me poeten;-Farie BISHA

Lot hyjnor…

——————————

më “korrigjoi” dikush me kujdes,

ndërsa “dobësi” po i quaja…

Tehu i mprehtë mendova

midis shpërthimit dhe përmbajtjes.

Burojnë në çaste të caktuara,

aty ku shpirti s’mund të mbajëeshën

e padukshme të Demokleut.

Janë gjendje force,

zjarre që digjen nën akull,

vullkan në kohë qetësie,

heshtje që fshehin shpërthimin.

Të bekuar ata që njohin këto reagime,

reaksione “lufte” të fshehta,

dallgë tsunami që përplasen brenda.

Lule marsi që çelin mes acarit,

perla të padukshme,

pika thesari që heshtja i mbron.

Ndriçojnë nën hënën e netëve të pagjumta,

dritë magjie që fsheh universin e shpirtit.

Jo të gjithë meritojnë të shohin

lotët e brishtësisë së çmuar.

Në çdo pikë perle reflekton një qiell i thyer,

në çdo heshtje — një vetëdije e bukur…

/QendraPress/