Çaste poetike me poeten;-Fatbardha BUDINI

IKËN VITET
————————-
Iken vitet si re në qiell të tretur,
pa zë largohen në humnerë të kohës.
Si hije të lehta që s’lanë gjurmë të gdhendur,
po mbesin veç plagë në kujtesë brenda kokës.
Si gjethet e vjeshtës që era i merr,
rrotullohen ditët në valle të verbër.
Çdo çast një ëndërr që lind e më vdes,
çdo hap një humbje që s’kthehet më kurrë.
Në pasqyrë shoh fytyrën që tretet,
rrudhat si harta të dhimbjes së fshehtë.
Rinia – një zjarr që heshtur shuhet,
si yll që bie në natë të qetë.
Po shpirti kërkon një dritë të pashuar,
një fije përjetësie në kohë të thyer.
Se jeta s’është veç ç’ka kaluar,
po ç’mbetet gjallë në zemër të ndjerë.
Dhe vitet ikin… po diçka mbetet,
një tingull i butë në thellësi të shpirtit.
Një dashuri që kurrë nuk tretet,
si frymë e Zotit që rrjedh të mallit.
/QendraPress/