Çaste poetike me poeten:-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

HËNË E LUGËT E TË PANJOHURËS
—————————————–
Me të panjohurën
kemi marëdhënie dashurie;
Dridhemi si flokë shelgu sa herë e errët
na grish të ëndërrojmë
Na tremb për një çast
na ngrin,
Pastaj vjen joshëse
krejt ndryshe nga sa e kemi pritur
e tyltë, plot mistere tê bardha
mes tingujsh vallëzon
tangon e trishtë
të harrimit…
Sonte,
Hëna ishte e lugët
si një gondola e verdhë
notonte ëmbël në qiellin blu,
e unë ëndërroja njê Venecia të kaltër
një shi yjesh mbi flokët e mi
një mbrëmje të panjohur
që s’më përket…
/QendraPress/