Çaste poetike me poeten; Fatbardha Xhani Myslimaj
FLUTURA E ZJARRIT
—————————-
Po luante me zjarrin
Trazuar krenie e inati të marrë
Kërkonte të shuante dhimbjen në flakë
Shkrumb e bëri një ëndërr të bardhë…
Ish vetëm një flutur
Kish lindur e lirë, vinte nga pyjet
Ishte betuar se do ta donte:
Gjersa të plaken yjet…!!
/www.QendraPress.com/