Çaste poetike me poeten;- Fatbardha Xhani MYSLIMAJ
ANDEJ NGA VIJ UNË
——————————————-
Ti çuditesh pse prej fjalës time rrjedh ar
pse prej syve të mi rigojnë yje me dritë
Bota është ndryshe nëse ti më mungon
e nuk ka rëndësi se si tingëllon dhimbja.
Andej nga vij unë ka shenja që frymojnë:
Për shembull jetë është të kujdesesh
dhe aroma e luleve të rrushit me erë,
dashuri është fjalë e rëndë që të përlot.
Mërzitje është zhgënjimi nga ai që të do
lumturi është hedhja e parave në dasmë
vdekje është bashkim i dhjetëra zemrave
lindje është bukëvale dhe emër perëndie.
Andej nga vij unë kanë rrugën yjet,
ndaj bota ime, përmbyset prej mungesës!! /www.QendraPress.com/