Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

DIALOG

———————

Ai më tha:

Përse zgjodhe

Mos i përulesh

Çastit flakë

Të natës

Time??

Dhe unë i thashë:

Pretendova dridhjen,

Të gjelbërtën

E lotit

Tënd prej burri!

Penelin tim

Ia vura syrit tënd

Dhe ti pikë lot

Më mësove

Të kaltrën

E dashurisë…

Qiellin tënd pa fund

Zura të vizatoj

Mbi det!

/QendraPress/