Çaste poetike me poeten: Fatmira LIMANI

NJE HERE DO TE SHUHEMI.

————————————-

Eh…..larg apo afër do te jete!

Askush nuk mund ta di,kur e pse!

Mund te shuhemi si era.!

Pa u ndjere e pare nga njeri!

Mund te tretemi si qiriu!

Shuhet flaka, mbetet hiri!

Eh….mund te shuhemi!

Si kripa apo sheqeri ne ujë!

Do te leme shijen me pas!

Fjalët e te bëmat e kohës!

Te ëmbla , e te helmet!

Mirësitë, e ligësitë e bëra!

Eh…sikur ta dinim, e te shikonim!

Ato ç’far kemi lënë me pas vetes!

Te dashurit tone,sa do te lëndoheshin!

Kundërshtarët tanë, sa do te gëzoheshin!

Për vlerat e antivlerat tona njerëzore!

Mirësitë e ligësitë, e mëkatet e lëna!

Ehhh…sikur te shuhemi,

ne ditët me diell!

Do te qe urate prej zotit!

A thua do te thonin….

është zemër e shpirt mire i ngrohte!

I ndrit shpirti, ne qiell e thellësi te tokës!

Eh…po sikur te shuhemi,

ne dite te ftohte, acar e bore!

Do te qemë te mallkuar!

Zemër e shpirt keq te ngrire!

Nuk do mund te na prekte askush me dore!

Edhe dhimbja e lotët,do te jene ngrire!

Eh…sikur ta dinim..?

Ç’emër pas kemi lënë!

A thua..nuk do te bënim ligësia,

te mos shuhemi te mallkuar!

Apo, po te bënim vetëm mirësia!

Te mbeteshim te mire,te paharruar!

/www.QendraPress.com/