Çaste poetike me poeten;-Fatmire BERISHA

Kleçka – Varri i Lavdisë

————————————–

Në gjoks të Dardanisë, ku dheu flet me gjak,

ku fryn era e lirisë mbi varre të shenjtë,

pushon Lavdia – nën flamur të kuq

Kleçkë e pavdekshme, betejë që s’fiket kurrë.

Aty pushon Liman Gegaj me shokë,

trima që vdekjes s’i kanë pasë frikë,

n’ballë të luftës, me shpirt pa kthetra,

kanë shkru me gjak lirinë

S’janë vetëm eshtra nën dhe të plaguar,

janë zemra që rrahin ende për ne,

janë këngë që buçasin në frymë të erës,

janë diell në stuhi, janë jetë përmbi dhe.

Kleçka t’përqafoi si nënë me mall,

të fali nderin që u lind me flakë,

Trimat tanē– dëshmor tē pavdekësisë,

me gjak shkruat emrin n’histori t’shqiptarisë.

/QendraPress/