Çaste poetike me poeten:-Fetije Jashari BYTYÇI
Nanë me pikëlotët e mi kam firmosur dashurinë për ty
/Kushtuar Nënës Mihrije Nura Jashari/
———————————
E si nuk mësuam kurrë pse zemra të tradhtojë
Që ta këputi jetën në gjysmë të rrugëtimit
Po ishim plotë nëntë lule që të falnim aromë
E ajo bastisje ti prishi keq ëndrrat për ne
Ajo natë pa hënë, pa yje,e plotë ankth
Të krijoi dhembje përtej vetmie.
Sepse e dije pas dritares policia serbe
Të kishte vu pabesinë, pa dritë, pa hije.
Hera herës të përmbytur me lot
Zemra më gufon e lëngon shpesh si nuk
Prite asnjërin të na martoje .
Kujtimet krijojnë dhembje pa fund
Ne nëntë fëmijët me zemër të thyer
belbëzojmë e ankohemi shpesh
Moj Nane erdhi dita e ne u bënë
sa shumë ,me mallin për ty ,e bëmë si lum
Nga sytë e porsambyllur në kujtimin për ty
Me pikëlotët e fundit kemi firmosur dhembjen tonë.
Nanë kudo që jemi aromën tënde e ndiejmë
E dhembjes i kemi vu emërin Nanë Mihrije, loti jonë
/ëëë.QendraPress.com/