Çaste poetike me poeten; Fikrushe PODRIMJA
Ku ishim dhe ku jemi!
———————————–
Disa vdiqën për liri
Disa “luftuan” për hajni
Disa kurrë nuk e frikësuan
Disa heshtjen përqafuan!
Disa ikën nëpër male
Disa në dimia u maskuan
Disa u fshehën nëpër kisha
Në Shqipëri disa vrapuan!
Disa erdhën nga mërgimi
Mëmëdheun e ndihmuan
Disa N’rogner të Tiranës
Aty “të lodhur” përfunduan!
Disa vdiqën për atdhe
Syri fare pa iu trembur
Disa u shitën të Serbia
Si hajdutë të nëpërkëmbur!
Ca në burgje të rraskapitur
Por s’u thyen për asnjë çmim…
Disa sot më krenari
Po e mbrojnë atdheun tim!
/www.QendraPress.com/