Çaste poetike me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI

IKU EDHE NJË VIT

———————————–

Mu shtua një thinjë më shumë

Edhe një rrudhë më e bukur

Janë dëshmi të jetës

Po prapë jamë e lumtur.

Iku edhe një vitë

Bukuria e jetës ishte e mbushur plot

Ishte lumturi e ndjerë n’shpirt

Që sot se përjetojmë dotë!

Nuk e di sa shpejt rrodhën

Edhe pse hapave t’mi i zura pritë

I shkela tokës vitet, stinët

Që brenda tyre jam rritë!

Iku edhe një vit

Me hapa të vegjël e të mëdhenj

Thinjat më plakën veten time

Edhe pse qëndrova e fortë si prometeu!

Iku edhe një vit , po prapë i dua vitet që ikën

Sepse me to jam rritur e formuar

N’ rrudhat e mija

Gjysmën e shekullit e kam shkru!

/QendraPress/