Çaste poetike me poeten;-Fitore HAKLAJ
SHPIRTI IM
—————————–
Ngadalë
Shpirti e thërret ajrin
Me duar në gjoks
Troket zemra edhe më shumë
Në fytyrën e buzëqeshur
Ngadalë
Syri shikon shpirtin
Të dua sot më shumë se kurrë
As fjala se humb rrugën
Godet aty ku më shumë nuk dhëmb
Ngadalë
Eja në rrugëtimin e vetëm
Si gjethet që bijnë në vjeshtë
Ashtu zhveshe mendjen time
Si lisi i malit të pres në pranverë
Ngadalë
Do lulëzoj edhe këtë vit
Më fustanin më ngjyra të reja
Ashtu do vallëzoj
Deri fryma e fundit më ndalon
Ngadalë
Ngadalë.
/www.QendraPress.com/