Çaste poetike me poeten;- Fitore HAKLAJ

ZOGU I HUMBUR

—————————-

Në sytë e tu

E pashë lotin tim

Dora ime

E fshiu lotin tënd

Kur buza u dridh

Zëri yt e qetësoj

Fjala jote

E mbushi librin tim

Floku im

Hije i bëri asaj fytyre

Si era e lehtë

Freski mbi trupin tënd

Unë pa ty

Si zogu i humbur

Këngës kur ja merr

Unë fluturoj tek ti

Prap do vij!

/QendraPress/