Çaste poetike me poeten;-Fitore HAKLAJ

DO MË DËGJOSH

——————–

Dëgjom,

kur flas me sy

dhe buzëqesh

pa lëvizur buzët.

Dëgjom,

kur bërtas me fytyrë të lumtur

dhe loti rrjedh

duke vallëzuar.

Dëgjom,

kur eci nëpër flori

dhe kur zgjohem nga gjumi

pa e besuar se ishte veç një ëndërr.

Dëgjom,

edhe kur isha fajtore

që të desha kaq shumë,

e kur ika

bota të ra mbi kokë.

Dëgjom,

sa herë që ishe vetëm një hije e zezë,

kur të kërkoja

e ti largoheshe edhe më shumë.

Dëgjom,

ose më lër në paqe.

Dëgjom

jo, mos më lër në paqe.

Dëgjom…

/QendraPress/