Çaste poetike me poeten:- ! Fiza HOXHA
KOSOVË
——————–
Të dua sepse u linda në ty,
Je shikimi im i parë i një mëngjesi veror,
Të dua se jam bija jote
Dhe zemra rrah vetëm për ty.
Të dua sepse je më e bukura
prej më të bukurave,
Shtatë hedhura ime,
Të dua sepse në ty ka hijeshi,
Dimër, pranverë dhe verë.
Të dua e shtrenjta ime,
Sepse duke të dashur ty,
Mësoj se s’i ta dua vetën
Mësoj se s’i ta çmoj jetën.
E ëmbla e ime KOSOVË !
/www.qendrapress.com/