Çaste poetike me poeten;- Fiza HOXHA

FALEMNDERIT
———————–
Falemnderit për të gjitha dhe për
gurët e hedhur në mes të rrugës.
Me ata ndërtova kalanë time, që valët
e detit vetëm e përkdhelin si
kalanë e bukur të Ulqinit.
Falemnderit, për të gjitha sepse
ato më bënë dritë sikur hëna kur
ndriçon natën dhe të tregon se nga e ke rrugën.
Falemnderit për të mirat,
sepse vetëm ato i mbijetojnë kohës
dhe vazhdojnë të trasojnë rrugën
e shumë e shumë gjeneratave.
Vetë jeta është falemnderimi im,
sepse Zoti na e dhuroi këtë mrekulli
që ende nuk ka ndonjë çmim. /Qendra Press