Çaste poetike me poeten;-Fjolla Muhaxhiri AGUSHOLLI

E ETUR PËR DASHURI

———————————

Po humb çdo gjë edhe vendin aty ku ishe ti

Asgjë më nuk ndjejë, jo më asgjë

Si kjo Vjeshtë e zymtë që erdhi, ashtu më ike ti

Në heshtje këmbëzbathur, ti ike pa fjalë, pa zë.

Unë gjithë jetën vetëm hije isha në vetën tënde

E vetme jetova gjithë kohën, pa ty

Ti ma përkunde ëndrrën, por realitetin e mbajte për vete

 E ndjen? E sheh? Apo mos tu verbua ai sy.

Të thash, më zbrit një Yll që të mund të shohë

Eja më merr, mu afro, me trupin tënd më rretho

Flakëro ti që zjarri yt të më ngrohë

Tek buza më derdhë puthjet, më dehë, jo ti mos ngurro.

 Në këtë shpirt të trisht me shumë mërzi

Ti gjeje rrugën që atë ta shërosh

Thellë në rrënjët e tij më mbill një trëndafil

Se krimb jo ti nuk je që rrënjët shpirtit të ja thërmosh.

Mu afro pranë që të flasim me sy

Sepse fjalët na qenkan veq gënjeshtra

Do ta ndjesh flakën e syrit që digjet për ty

Këtë zjarrë e shuan

Shiu, prandaj nuk e dua, që e sjellë

Vjeshta.

Sa kam frikë që do të vijë ajo ditë

E ndoshta mund të thahen edhe detet

Nga kripa e lotëve që bijën pikë, pikë

Atëherë vetëm dhe e rërë do të mbetet.

 Po ta dije sa e etur jam për ty

 Ty të kisha Diellin tim për çdo stinë

Më le me atë puthje të ftoft, të akullt që ma dhurove ti

Akuj që askush pos buzës tënde nuk do mund ti shkrijë.

Fjolla Agusholli

/www.qendrapress.com/