Çaste poetike me poeten;-Flora Mezini BOJA

Aromë trëndafili dhe buzëqeshje pranvere
——————————————————–
Në një bahçe me trëndafila,
ku aroma ëmbël nuhatet,
duket si tapet me shumë ngjyra ,
shpirti aty lundron e qetësohet.
Mbi petalet e trëndafilave
flutura krahëshkruar gëzon,
dëgjon me ëndje këngën e bilbilit
që mbi degën e blirit , bukur këngës i’a thotë.
Në stinën më të bukur,
atë të pranverës ,
çdo gjallesë frymon dhe çdo lule çelet,
Margaritat, me bukurinë e tyre,
ftojnë të rinjtë të ulen mbi këtë tapet ,
Djemtë si petrita
thurin kurora me dashuri dhe dorë të ngrohtë.
Princeshave të zemrës ua vendosin në flokë,
si shenjë e ndjenjës së dashurisë së parë,
në këtë parajsë të vërtetë
ku lumturia çel si lule në behar.
Aty bilbili s’e pushon këngën e tij
Aroma e trëndafilit shpirtin deh,
aty dashuria nis ëmbëlsisht
Dhe zemra rreh me tik tak më të shpejtë .
Këtë parajsë, këtë mrekulli,
nuk e dëshiron veç brezi i ri;
E kërkon edhe mosha e pleqërisë,
çlodhjen dhe qetësinë e gjen aty çdo njeri.
Ndaj le t’i gëzohemi pranverës,
se s’jemi këtu përgjithmonë;
mirëseerdhe, moj stinë e jetës,
sa shumë në numër na le,
e sa mangët na gjete sot.
/QendraPress/