Çaste poetike me poeten;-Flora PECI
MË SHKRUAJ SONTE
—————————————-
Sonte dua të më shkruash
Më thuaj ç’të duash
Më gënje po deshe
Më fyej apo më llasto
Vetëm më shkruaj të lutem
Kam mall për çdo gjë tënden
Marrëzinë, dredhinë, gënjeshtrën
Miklimin, dashurinë, djallëzinë
Të lutem
Vetëm më shkruaj
Që ta mbaj zgjuar shpresën
në këtë pritje të egër
Një fjalë
Vetëm një po deshe
por, të lutem
Më shkruaj sonte…
/www.QendraPress.com/