Çaste poetike me poeten; Flora TEMAJ

Ndjesë

———————————

Mu desh të të lë,

në një vend të sigurt,

s’isha që mundja të të bartja,

por as të lija në rrugë.

Doja që udha të mos ishte e shkurtër,

por ja që e bëje të pa mundur udhëtimin,

të thoja mos luaj me lirinë,

jetojmë në kohën e zgjimit.

Nëse një ditë jetojmë në robëri,

s’do të ketë varg as poezi,

nëse një ditë nuk ecim udhëve të gjata,

në vajtim do të shndërrohet kënga.

/www.QendraPress.com/