Çaste poetike me poeten:-Flora TEMAJ
Gjuha
————————
Ajo ka peshën e rëndë
Ruaju si prej armikut
Kur me të nis e flet
Herë zbutë zemra
E nganjëherë edhe vret.
Me të shpesh nuk ka mahi
Nis e flet diçka pa sherr
E mendja e keqe për çudi
Krejt ndryshe e merr.
Me gjuhën duhet pas kujdes
Madje mos me nxjerrë fjalë të ëmbla,
sa për ndonjë interes.
Ajo ka dhe veti të mira
Kur fjala thuhet e nuk luhet
I paharruar mbetet vetëm ai,
i cili flet me mirësi,
dhe shikon punën e tij.
/www.QendraPress.com/