Çaste poetike me poeten;-Flora TEMAJ

Ato këngë nuk i harrova

—————————-

Ah sa fort po ndiej mall

Për ca këngë si dikur

“Mora rrugën për te poshtë”

“Hije e bukur të ka ra”

Si n’Shqipëri t’Mesme jo nuk ka.

Anës bregut të një deti

Ku këndojshim me shoqëri

Këngë të bukura të Përmetit

T’Elbasanit, si gjithnji.

“Bubullim te Shkëmbi Kavajës”

“Isha vetëm tuj mendu”

“Për midis pazarit të Durrësit”

Dhe një herë me i këndu.

“Kur pata një lule t’bukur”

Myzyrin mos me harru

“Lule t’bukura ka Tirana”

Gjithë Shqipëria poashtu.

“Kur nata Korçën e mbulon”

“Lulet e majit” i kujtova

“Na vjen kafja me u pi”

Këngë që kurrë nuk i harrova!

/QendraPress/