Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

Pesha të mistershme
——————————-
Më bëj vend pranë një oxhaku,
me shpresën time ta ndezë,
më bëj vend t’një kroi pranë pragu,
në det të huaj në kripë jam shtjerrë!
Ma gjej një letër me zhgarravina,
në nxitim kur harrova ta merrja,
më bëj vend në sofër për thërrmija,
një libër do sjellë si ma dëftoi jeta!
Më këndo në gjuhën tonë,
të nesërmen e sa t’bije rrezja,
pas shiut për shtëpinë që rrojmë,
do mbledhë baltë me duar t’regjura!
Po të gjallit.. s’i blihet varr!
– edhe vdekjen lute për ca grimca jete,
të dojë njeriu është një barrë,
shpirti yt micrrak s’e mbanë dot në vete!
/QendraPress/