Çaste poetike me poeten;-Flutura YMERI
S’dua të hy në mëkat
———————————
E bardhë si dhjathi në napë,
në ëndërr të shoh çdo natë!
Në ënderr të shoh çdo natë,
Gjumin s’po e bëj rehat!
Nuk e di kujt i rrëfehem,
Mbas bukurisë tënde dehem!
Hoxhë dhe prift s’kam lënë pa shkuar,
Vallë, kush të me ket mallkuar?!
E barfhë si djathi në napë,
në ëndërr të shoh çdo natë,
Si engjëll me hyn në shtrat,
S’dua të hy në mëkat !
Luan edhe qesh me mua,
Asnjë fjalë nuk më thua !
Verdhem dhe bëhem si ftua,
Vdeksha për nazet e tua !
Gjumin e bëra haram,
zgjohem dhe pranë s’ të kam !
Shpirt e zemër më ke zhuritur,
nga mendja me ke lajthitur!
Boll, moj, luajte me mua,
një fjalë ndan një dynja !
Thuamë më do, moj shpirt kazmë ,
Hoxhë dhe prift do ftojmë në dasmë
/www.QendraPress.com/