Çaste poetike me poeten;-Flutura YMERI

ATY KU KA RRËNJËT JETA
————————————-
Nëse bota na dënon
dhe na bën ne me faj!
Do t’i them me zë të lartë,
Nga nëna s’mund të na ndajë!
Hidhni baltë mbi trupin tim,
më copëtoni shpirt e zemër!
Por tradhëtar s’më bëni dot,
Dardania ka një emër!
O ju djemtë e Dardanisë,
që Europa ju mban peng!
Do të jemi në krahun tuaj
Boll na shqyen si çakenj!
Të vërtetën mirë e dinë,
Por duan te na bëjnë fajtorë !
Trokiti ora e së vërtetës,
Kobure e laps në një dorë!
Nën lëkurë padrejtësitë,
në shekuj i mbajmë fshehur!
Deri kur do të na ndëshkojnë,
Dhe do të na mbajnë gojën qepur!
Që kur ka lindur njerëzimi,
Kujt s’i kemi hyrë në hak!
As fqinjëve e askujt tjetër,
As botës as Europës plakë!
E drejta do të triumfojë,
Aty ku ka rrënjët jeta!
Po vjen ora që me zë të lartë,
Bota do të thotë shqiptar tungjatjeta!
Në këtë tokë ku lindi Zoti,
S’do të kursejmë as gjak as jetë!
Europa një ditë do të flasë shqip,
Nuk ka tjetër të vërtetë!
Myslimanë dhe të krishterë,
Jetojmë në harmoni!
Ky eshte vend i Perëndisë,
Nuk është thjesht rastësi!
/QendraPress/


