Çaste poetike me poeten; Ganimete Jakupi Demiri.

0

SI NJË GJETHE VJESHTE – IKE…

———————————————

Si një gjethe vjeshte – ike në heshtje,

Duke lënë gjithçka në gjysmë pa asnjë ndërgjegje,

Asnjë arsye nuk ma the,

Ike!…Më dogje si një rrufe!

Mësohem të jetoj me vetminë time,

Çdo ditë mbledh copëza kujtime,

Në shpirtin e trazuar kërkoj qetësi,

Por dallgët e kujtimeve më shpien tek ti!…

Si ta mbyll këtë kapitull të dashurisë që kisha?!

Si ta mbyll këtë plagë nga goditja?!

Një zemër që thyhet copë-copë,

Nuk mund të ngjitet!…Është e kot!…

Athua e ndjen dhimbjen time!?

Apo kënaqesh nga këto aktrime!…

Të lëndosh tjerët është e lehtë,

Por mendo një ditë radha të vjen shpejt!

Ndoshta do të më kërkosh ti mua?

Por vjeshta për ne do të ketë mbaruar!…

Ngjyrat e dashurisë sonë do të zbehen,

Se acari i dimrit do t’i ngrijë gjethet!…

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *