Çaste poetike me poeten :Ganimete Jakupi Demiri
SHPRESAT MOS I HUMBË…
—————————————-
Asnjëherë mos u dorëzo,
Por gjithnjë për synimet e tua lufto
Sa herë jeta të goditë pafund,
Shpresat tek vetja mos i humbë.
Gjurmëve të jetës ecë pa përtu,
Disa janë barriera e disa duhet kalu,
Kur ke besim të arrish një synim,
Do t’ia dalësh padyshim.
Sa herë të kritikojnë e të paragjykojnë,
Mos vrisë mendjen nga këta individë,
Se shumë prej tyre duan të jenë si ti,
Por kur nuk munden – flasin “terr e zi”.
Puno në heshtje e pa fjalë,
Suksesi fletë vetë për punë të mbarë,
Njerëzit modestë asnjëherë nuk bëjnë zhurmë,
Për punën e tyre flitet çdokund.
Puna jote tregon – kush je ti,
Si në moral e si në dituri,
Disa e kanë më lehtë të kritikojnë,
Se për vete asgjë nuk përparojnë.
Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.