Çaste poetike me poeten: Ganimete Jakupi Demiri

0

SI NJË SILUETË…

Si një siluetë m’u shfaqe ti,

Në atë çast nuk I besova syve të mi,

………………………………

Të shikova plot nostalgji.

Mendova shiu ma verboj shikimin,

Se me ty nuk e prisja takimin,

……………………………

Andaj e humba orientimin.

Në atë çast rashë në melankoli,

Shikimi yt ma trazoi shpirtin si me magji,

…………………………

Dashuri e vjetër plot zjarrmi.

Çfarë koincidence e papërshkruar,

Sikur edhe shiu qante për t’na bashkuar,

…………………..

Dy zemra që kaherë të lënduara.

Rrugët tona na bashkuan në një pikë,

Nuk thamë asnjë fjalë të vetme,

…………….

U përqafuam e u çmallën në heshtje.

Të gjitha barrierat shpirtërore i thyem,

Ndjenja e dashurisë ishte më e fortë,

………Në mes të rrugës bashkë, shi, mall e lotë.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *