Çaste poetike me poeten:- Gena BAKIASI

VETES
—————
Vete, a mundesh?
Sot po të pres në tavolinën e ngrohtë.
Mos ki siklet — oxhakun e ndez tashmë,
pa kokëçarjet e tymit.
Kuptova që tjetri ta nxin ditën edhe më shumë.
Vete, sot do të sillem si një mik i dashur,
po, po, si një mik i vetëm.
Mos ki frikë,
nuk do të qajmë më mundime.
Do të shëtisim vetëm në të lagurat çmenduri.
Si një mik i dashur, dua të dëgjoj me mall
tringëllimën e fundit në jamaken e shpirtit tënd.
Si një mik i dashur, të të fal.
Si miq — gjuhëz më gjuhë —
ta përdëllejmë njëri-tjetrin aq fort
brenda në lëkurë, sa të pishmantat
gabime të shqyhen nga përqafimi ynë.
Si miq të vjetër,
ta rrëkëllejmë nga një gotë.
Të mos na iki kjo jetë pa
miqësinë e njëri-tjetrit —
kështu… fare kot?!
/QendraPress/