Çaste poetike me poeten; Gerta Bandilli BECKA
Filozofia e të hënës…
———————————–
Ti do më pyesësh një mbrëmje
Ku isha që mungova kaq gjatë
Unë do të them nuk e di,
Se shpesh dashuroj pasiguritë e mia,
Ndoshta kaq qenë Lilith,
E befas u ligështova gjatë
Andaj s munda të vij,
Ndoshta u fsheha në një guackë deti
Të bëhesha margaritar,
Por Poseidoni nuk e pa të udhës
Ti jepte jetë lëndimit tim
Ndoshta u dashurova me një vjeshtë
Që ishte më çapkënia mes stinëve,
Flokëkuqe, e çmendur e pa pikë fantazie
Ndaj qëndrova ta pikturoj.
Ti do të më pyesësh një mëngjes
Se ku isha që mungova kaq gjatë,
Unë do të përgjigjem
Se hutohem kaq shumë pasi ti më vret
Sa nuk e mbaj mend rrugën e kthimit…
/www.QendraPress.com/