Çaste poetike me poeten; Gerta Bandilli BECKA

PASHË NJË BURRË QË DASHURONTE

————————————————

E pashë një burrë

me shikim të kthjellët

me sytë në ngjyrën

e puthjes,

kaq më mjaftoi për të kuptuar

se pashë një burrë

që dashuronte.

Pashë një burrë

që nuk shqetësohej për kohën,

që nuk e turbullonte dhimbja,

që ditës dinte t’ i buzëqeshte

dhe natës, hera- herës

t’i fshinte lotët.

E pashë një burrë

që mbi fytyrën e tij

mbante një tjetër, bashkë

me përkëdheljet e qeshjes,

e puthte sa herë

e shihte të trishtuar,

e përqafonte sa herë

që heshtte.

Pashë një burrë

me shikim të çiltër,

me sytë në ngjyrën

e prekjes,

kaq më mjaftoi të besoj

se këtë mbrëmje vjeshte,

pashë një burrë

që dashuronte.

/www.QendraPress.com/