Çaste poetike me poeten ;Gjelina Maçi Keci

0

DRITË DIELLËSIE

—————————–

Marr aromë parfumesh nga lulet e shpirtit,

I injektoj si vaksinë me dritë diellësie,

Dhe shpërndaj ujëvara kaltërsie drejt qiellit,

Futem në mistere sysh që kanë etje dashurie.

Dëshirat e mendimet më ikin brigjeve të ngrohtë,

Jetojnë vrullshëm atje ku çelin trëndafila,

Zbusin shpella të lashta me stalaktikë të ftohtë,

E një shportë me buzëqeshje e marr nga fëmijëria.

Ngroh gjakun me diellin tim ndër vena,

Me tinguj muzike ndez zjarr e shkrij akullin.

Fal dashuri që kurrë nuk shteron nga zemra,

Buzët i lag me ujë currilash tek shuaj zjarrin.

Me mirësi e guxim i mbush ditët e jetës,

Ku luaj filmin e pambaruar si poete dhe aktore.

I marr shtëllunga resh që i flak detit të vdekjes,

E gëzoj zemrat si pranverë me lule molle.

Marr një rreze drite hyjnore e mund të ligën,

Fluturoj nëpër lule si bleta e mbledh nektarin,

Qëndis shpirtin me fije ari që ndriçojnë errësirën,

E dërgoj dritësi me shkronjat e arta dhe çobanit…

Gjelina Maçi Keçi

Marre nga libri ( BIJA E DIELLIT)

2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *