Çaste poetike me poeten; Gjelina Maçi KEÇI
Diell i pa fikur
——————————–
Kur të kam pranë s’ngihem me ty ,
Pak të largohesh ,malli më pushton ,
Të dua aq shumë ,si dritën në sy ,
Kur qëndron larg dielli s’rrezon.
Mungesa vret kohën që s’kthehet më,
Kur ti do më kërkosh ,unë do kem ikur
Në vendet ku rrinim bashkë ti i pa zë,
Në shpirtin tim një diell i pa fikur.
/www.QendraPress.com/