Çaste poetike me poeten: Gjelina Maçi Keçi
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/10/gjelina-keci.jpg)
Ku t’i çoj agimet?
—————————–
Ku t’i çoj agimet
Kur nuk i shijoj ,
Ditës çka t’i thom
E çka t’i kallxoj ?
Heshtja kur m’merthen
T’lutem as më thue,
Gjumi nuk më vjen,
Natën qysh me kalue?
Me t’than hiç nuk druj
Aspak nuk pritoj,
Dashnia për Ty ,
Shpirtin ma robnoj.
Nga Malli për ty ,
Hedhi vargje në letër
Dua të shoh me sy ,
Si ty z’dua tjetër .
T’i fshijë lotët e mi ,
Kohën do ta nali
Një grusht yje t’qiellit ,
Atë natë do t’i fali .
Me t’amlen dashni ,
Eja si atëherë
Se dashnia jonë ,
S’tretet kurrnjiherë…
Nese Ti, nuk vjen
Maraku m’ka vra,
Pak e nga pak
Heshtun pa ba za
/www.QendraPress.com/