Çaste poetike me poeten; Gjeorgjina KAPAJ
Rinia shqiptare!
—————————-
Moj rinia shqiptare
Rritur-o me dhjetëra halle
Në gjithë botën u shpërndave
Shqipërinë s’e njohe fare.
Kudo shkon gjen shqiptarë
është ndarë nëna me vajzë
Buza e nënës është tharë.
Është memece e pafjalë.
Moj rini me sy të zjarrtë
Trëndafil që çel në prag
Nëpër strehë mungon pëllumbi
Kjo rini rrugën e humbi
Moj rinia gojëmjaltë
Preke te ti Qiellin e Shtatë
Ju do e merrni stafetën
Mos qëndroni larg gjithë jetën.
Moj rinia shqiptare
Fjala jote forcë e madhe
Porsi lulet në livadh
Pikë e vesës dalë në maj.
Nxënës si malet të lartë
Kush ju pati, kishte fat.
Dhe të prekje dhjetëra yje
Flamurin dot nuk e ngrije.
Se ishe bir Shqipërie
Mësuesit u vinin yje
Nga racizmi kokën s’ngrije.
Kishe fjalë krenarie.
Ky racizmi tremb një botë
S’të lejon të jesh mbi shokë
Tani kohët kanë ndryshuar
S’jemi si në vënd të huaj.
Ngremë flamurin shqiptar
Derdhim djersën porsi ar.
Gjeorgjina kapaj Athinë 4 11/ 1/2025
/www.QendraPress.com/