Çaste poetike me poeten;-Gladiola JORBUS

E fshehta brenda nesh
——————————-
Ka gjëra që nuk thuhen,
fjalë të ngujuara në heshtje,
si gurë të rëndë mbi gjoks.
Një zjarr i zymtë ndizet,
i egër, si flakë në shpërthim.
E fshehta, një udhëtar i padukshëm,
në heshtje, na ndjek nga pas.
S’guxon të dalë në dritë,
por kërkon të mbetet gjallë.
Si një klithmë tinzare,
si një plagë brejtëse,
si një ëndërr që nuk këndirret.
/QendraPress/