Çaste poetike me poeten:-Greta KADARE

Krisa e dritës
———————-
Ajo vetë, qe krisa prej nga hynte te vetja,
e gjente qoshkun —
dhe ngushtë ndalonte në dritë.
Lulet, fëmijët, yjet,
janë stisur mrekullisht të
bukur në qasjen e një dite.
Kjo ish mjaft, që paqja,
në vjeshtën e saj,
të mos derdhte vaj.
Nuk dallonte më lëndimet;
ëndrrave të vjetra u hiqte gjembat,
nuk sajonte më të reja.
Zemrën e mbante mbi duart e saj —
e sigurt. E bukura heshtje e sillte në vete.
Eh, sa pak duhet për të qenë paqtë
qoshku me dritë, qielli që ndrit…
Thjesht — dërgo në pakthim
çastin që s’mbrrin
/QendraPress/