Çaste poetike me poeten:-Greta Kadare TETA

Unë që linda nga dashuria
Është një pikë që çel një vorbull
nën mushkëri —
pastaj lind një rrëke,
që ndër pikla formon
grimca fjale e lidhëza.
Ja, aty rri mbledhur e gjitha:
ankthi, dashuria, frika —
që nëpër të i thonë
të gjitha ato që ndjen qenia.
Çelet udha, çelet dita,
pikon muzgu e bie nata,
më përkëdhel ëndrra,
e më thyen copa —
ah, se dita,
s’di a me fat isha.
Kam dy sy e dhjetë shqisa,
tutje i hodha të tjerat të gjitha:
premtime, betime…
Veshët i dëgjoj të fikura,
besnike kam veç plagët e mia.
Unë —
që linda nga dashuria.
/QendraPress/