Çaste poetike me poeten;-Greta Kadare TETA

Marrëzia e territ
—————————
Po m’i kafshon shqisat dëshira,
Në stomak po më qëndron një flutur.
Por ende nuk mund të jem e purpurt.
Pa kuptuar,
nxis në pakthim kohën e ngrirë,
gjendjes pezull i pastrova shtëpinë.
Humbjet ma grisën dëshirën,
t’i dënoj.
Lëndimet i lashë të thahen në diell.
Dhe beft,
thura një qoshezë me mëndafsh
nga ai që kisha qendisur plagët.
Stina po mi ndrit sytë,
përmbys i ktheu të gjitha retë,
qiellin e shumoi me diell.
Hëna e plotë në muzg
më nxit të mbuloj buzët sërish me puthje.
Marrëzia e territ,
frymën time ta përkëdhelë.
/QendraPress/