Çaste poetike me poeten ;Halime MUSA

DARDANI DJEPI I LIRISË

—————————————–

Si Shqiponja përtej horizonteve,

Me një vështrim si diell dhe dritë,

Në kokë e vura plisin e gjyshit,

Për të festuar ditën e pavarësisë.

Sot lahuten se lash pas dore,

Mbusha hapësirën plot mrekulli,

Le të festojnë zemrat hyjnore.

Në tokën e bekuar të Dardanisë.

E veshur me veshje kombëtare,

Shkova në kullën e Adem Jasharit,

Se kush jam me pyeti baci ?

Unë o bacë jam Shota e maleve.

Unë jam bija Gjergj Kastriotit,

Që me shpatë mbrojti pragun e vatrës,

Jam e motra e shtatë shaljanëve ,

Që i kallin hasmit n’saraje të Shkodrës.

Nuk mbështillem me ngjyrë tjetër,

Ngjyrat e qiellit tim rrjedh kuq e zi,

Kënga e lahutës me këndon trimëri,

Urime shqiptar në çdo cep të botës,

Dita e madhështore e pavarësisë.

/QendraPress.com/